Refugjati irakian, e përdhunoi 10 vjeçarin në pishinë publike

  • 06 February 2016 - 20:07
Refugjati irakian, e përdhunoi 10 vjeçarin në pishinë publike

Një refugjat irakian, e ka përdhunuar një djalosh 10 vjeçar në një pishinë publike në Vjenë.

20 vjeçari thotë policia, e kishte dërguar djaloshin në një dhomë zhveshjeje me datë 22 dhjetor, i kishte hequr brekët e larjes dhe e kishte përdhunuar.

Më pas, 10 vjeçari i kishte treguar rojës së pishinës se çfarë ka ndodhur, gjatë kohës sa irakiani po notonte në pishinë rreth 3 metra larg tyre.

Policia ka arritur ta arrestojë refugjatin irakian në vendin e ngjarjes, e djali i vogël më pas është dërguar në spital për shkak se kishte pësuar disa lëndime.

Irakiani i ka thënë policisë se suli ishte si rezultat i një “emergjence seksuale”, për shkak se ai nuk kishte bërë seks për katër muaj, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Ai po ashtu ka thënë se ka gruan dhe fëmijët më Irak. Ndër të tjerash është shprehur se e dinte se po bënte një gabim të madh, dhe se nuk e kishte për qëllim ta frikësonte djalin.

I pyetur se nëse në Irak është ligjërisht e ndaluar të bësh seks me djemtë e vegjël, ai ka thënë se:”Një gjë e tillë është e ndaluar në çdo vend të botës”.  

(Kosova Sot)