Ministri i MSH-së i vendosur për shkarkim të bordit jofunksional të SHKUK-së

  • 06 February 2016 - 20:17
Ministri i MSH-së i vendosur për shkarkim të bordit jofunksional të SHKUK-së

Shenja përplasjeje të koalicionit aktual në pushtet

Rrahmani: Bordi kundër politikave të MSH-së

 

“Jemi duke i marrë propozimet dhe bordi do të ndërrohet, është definitive. Ky bord është kundër politikave të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është  bord komplet. Merreni dhe analizojeni dhe shiheni se kush është tash në këtë bord, i cili është jokompetent dhe gjysmak”, ka thekuar ndër të tjera Rrahmani 

 

 

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka këmbëngulur se do ta ndërrojë Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, duke thënë se ky bord është kundër politikave të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai ka theksuar se tashmë janë në fazën e propozimit të emrave të rinj, pa i bërë publikë ata.“Jemi duke i marrë propozimet dhe bordi do të ndërrohet, është definitive. Ky bord është kundër politikave të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është bord komplet. Merreni dhe analizojeni dhe shiheni se kush është tash në këtë bord, i cili është jokompetent dhe gjysmak”, ka thekuar ndër të tjera Rrahmani.  

 

Veseli: Bordi nuk është pjesë e matematikave dhe grupeve të interesave të ministrit Rrahmani

Në ndërkohë vendimi për ndërrimin e bordit është kundërshtuar nga anëtaret e bordit aktual. Semsi Veseli, anëtar i këtij bordi, ka thënë për “Kosova Sot”se bordi mund të ndërrohet ashtu siç e ka paraparë Ligji për shëndetësi.“Është një kabinet qeveritar që e ka miratuar dhe e ka zgjedh këtë bord, duke i dhënë një mandat trevjeçar dhe se ky mandat duhet t’i shkurtohej këtij bordi nëse paraprakisht ishin evidentuar shkelje flagrante, që do të ishin konstatuar nga raporti i Auditorit Gjeneral”, u shpreh ai. Veseli ka shtuar se ministri të kishte dyshuar për keqpërdorime të këtij bordi është dashur të ftojë Auditorin Gjeneral të bëjë një auditim dhe pas vërtetimit se ka shkelje, atëherë do të kishte mundësi që të hapet procedura për riemërimin e këtij bordi. Ai ka shtuar më tej se për t’u ndërruar bordi gjithashtu ka pasur mundësi vetëm nëse do të kishte vdekur ndonjëri nga anëtarët, apo do të bëhej ndonjë vepër e rëndë.

Veseli ka shtuar se bordi nuk është pjesë e matematikave dhe grupeve të interesave të ministrit Rrahmani. Ai ka shtuar më tej se bordi nuk është gjysmak, sepse i ka pesë anëtarë dhe edhe në këtë mënyrë mund të funksionojë.

 

Haxhiu: Për gjendjen në shëndetësi ministri tenton që fajin t’ia hedhë Bordit të SHSKUK-së

Në anën tjetër, veprimet e ministrit po konsiderohen si të paarsyeshme nga deputetë dhe njohës të çështjeve shëndetësore. Bekim Haxhiu, deputet që vjen nga radhët e PDK-së, e ka quajtur veprimin e fundit të ministrit si huqje të radhës. “Vetë ministri që do të duhej të shkarkohej shkarkon bordin jofunksional - joekzistues të SHSKUK-së”, ka theksuar ai, duke shtuar se ministri për gjendjen në shëndetësi tenton që fajin t’ia hedhë Bordit të SHSKUK-së, i cili është jofunksional tash e një vit.“Ky tentim i manipulimit me opinionin se gjoja po shkarkohet një bord, i cili nuk funksionon më shumë se një vit, është përpjekje për të ikur nga përgjegjësia”, ka thënë ai, duke shtuar se funksionalizimi i Bordit të SHSKUK-së dhe furnizimi me barna janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e MSH-së. “Ky ministër prej se e ka marrë mandatin nuk ka qenë i aftë që të funksionalizojë Bordin e SHSKUK-së, ndërsa tani gjoja po e shkarkon atë”, ka thënë Haxhiu...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)