Varfëria rritet, ndihmat zvogëlohen

  • 06 February 2016 - 22:45
Varfëria rritet, ndihmat zvogëlohen

Në Gjakovë gjithnjë e më i madh numri i familjeve, që kërkojnë asistencë sociale

Largohen nga skemat sociale posa t’i mbushin fëmijët 5 vjet

“Më kanë lënë me gishta në gojë. Kur shkova për t’u ankuar, më thanë se jam hequr nga kjo skemë e ndihmave sociale, sepse djali im më i vogli tashmë i ka mbushur 5 vjet, pasi kështu po thënka ligji”, ankohet Adem Ceni

 

Papunësia enorme që në komunën e Gjakovës ka filluar qysh para 25 vitesh dhe e cila nga viti në vit sa vjen e rritet, madje duke mos dhënë shenja shprese se në të ardhmen e afërt mund të bëhet ndonjë kthesë e theksuar pozitive, ka ndikuar që numri i familjeve të varfra në këtë komunë sa vjen e rritet. Këtë e pohojnë edhe në degën e Kryqit të Kuq në këtë komunë, por edhe në qendrën për ndihma sociale, e cila, madje është e lidhur në mënyrë në të drejtpërdrejtë me familjet nevojtare. Sipas të gjitha parametrave, do të duhej që numri i familjeve që kërkojnë ndihmë në këtë qendër, respektivisht që kërkojnë të futen në skemat e ndihmave sociale, të rritet nga dita në ditë, por kjo çuditërisht nuk ndodh.

 

Rriten shpenzimet, hiqesh nga ndihmat sociale

“Deri para 6 muajsh kam marrë ndihma sociale, por para 6 muajve jam befasuar shumë, kur kam konstatuar se më kanë hequr nga kjo skemë. Më kanë lënë me gishta në gojë. Kur shkova për t’u ankuar, më thanë se jam hequr nga kjo skemë e ndihmave sociale, sepse djali im më i vogli tashmë i ka mbushur 5 vjet, pasi kështu po thënka ligji! U befasova pa masë, pasi tash kur djali mu ka rritur, ai ka kërkesa më të mëdha se kur ishte i vogël, ndërsa tash kam ngelur pa kurrfarë mbështetje materiale”, ankohet Adem Ceni, i cili thotë se ka edhe dy fëmijë të tjerë dhe bashkëshorten, dhe tash ka ngelur pa kurrfarë të ardhurash.

Ankesa të ngjashme janë dëgjuar edhe nga shumë qytetarë të tjerë, njëri prej të cilëve ankohej se komisioni mjekësor e “ka qitur” të aftë për punë, edhe pse, siç thoshte vetë, mezi lëviz. “Së shpejti do t’i bëj 64 vjet dhe ka kohë që nuk jam i aftë për punë, pasi kam probleme shëndetësore. Mirëpo, kur isha herën e fundit në kontrollim mjekësor që, sipas rregullave të qendrës për ndihma sociale është i obligueshëm, doli se isha “si topi” dhe se mund të punoj. Kështu më hoqën nga lista e ndihmave sociale dhe më kanë marrë në qafë, pasi unë nuk jam në gjendje shëndetësore që mund të punoj”, ankohet Musë Brahimi.

 

“Deti duke u shterur e njerëzit duke u mbytur”

Raste të tilla, për gazetën na konfirmoi edhe drejtori i Qendrës për ndihma sociale në Gjakovë, Gjon Luli. “Me këso ankesa çfarë ju po i përmendni ne ballafaqohemi thuajse çdo ditë dhe jemi të pafuqishëm që ato t’i zgjidhim. Fillimisht duhet thënë se Ligji për ndihmat sociale e parasheh që për t’i gëzuar ato ndihma, familja duhet të ketë së paku një fëmijë më të vogël se 5 vjet, dhe ne këtu nuk kemi çka të bëjmë...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)
 

(Kosova Sot)