Vdes ish-zonja e parë e Sirisë, nëna e Bashar al-Assad (Foto)

  • 06 February 2016 - 23:17
Vdes ish-zonja e parë e Sirisë, nëna e Bashar al-Assad (Foto)

Nëna e Bashar al-Assad, presidentit sirian, Anisa Makhlouf, ka vdekur në moshën 86 vjeçare, kanë bërë me dije mediat shtetërore siriane të shtunën.

Makhlouf ka qenë e martuar me presidentin e ndjerë Hafez al-Assad, i cili e sundoi Sirinë nga viti 1971 deri në vdekjen e tij më 2000, raporton Reuters.

Ata u martuan më 1957 dhe kishin pesë fëmijë: Bushra, Basil, Bashar, Majed dhe Maher.

Siria është në luftë me grupin terrorist ISIS tash e disa vjet, ndërsa shumë qytetarë të këtij vendi kanë migruar për në Evropë për një jetë më të sigurt.  

(Kosova Sot)

Image