Punësimet pa kritere në shkollat e Ferizajt

  • 06 February 2016 - 23:28
Punësimet pa kritere në shkollat e Ferizajt

Arsyetohen se me numrin e vogël të inspektorëve nuk po mund "t'u vijnë rreth"

Janë evidentuar disa mësimdhënës të gjuhës angleze, të cilët të pakualifikuar me drejtimet përkatëse po punonin në shkolla

 

Inspektorati i Arsimit në Ferizaj thotë se nuk ka kërkesa të shumta për shkeljet e përfolura në arsim, por këta zyrtarë pohojnë se po e bëjnë me vështirësi punën, ngase janë vetëm 4 inspektorë për të gjitha komunat e rajonit të Ferizajt. Me këtë numër të vogël të inspektorëve thuhet se pak po përmbushet roli i vërtetë i inspektorëve për të ofruar ndihmën edhe këshillat profesionale për mësimdhënësit nëpër shkolla. "Ne do të duhej të jepnim kontributin tonë në një formë tjetër më të kapshme nëpër shkolla, e jo të merremi me këto çështje administrative, por na obligon ligji dhe meqë jemi pak staf mundohemi t'i mbërrijmë të gjitha ndonëse me vështirësi", thotë Prenk Gashi, kryeinspektor për arsimin ferizajas. Ai thotë se secili shqetësim që vjen këtu trajtohet, por nuk është një numër aq i madh i ankesave.

"Edhe pse jemi pak inspektorë dhe nuk mund ta vëzhgojmë vetëm Ferizajn, ne jemi munduar t’i shqyrtojmë të gjitha ato ankesa e kërkesa që kanë ardhur tek ne dhe që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëdhënies së punës, por nuk e kemi vetëm Ferizajn dhe rastet shqyrtohen rastësisht nga specifikat që kanë. Por, numri që vjen tek në nuk është shumë i madh", pohon Prenk Gashi...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)