Edhe 40,000 sirianë presin për t’u futur në Turqi

  • 07 February 2016 - 00:02
Edhe 40,000 sirianë presin për t’u futur në Turqi

Lideri i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Rusinë rreth sulmeve ajrore, se ato po 'minojnë përkrahjen për të gjetur në zgjidhje politike'

 

Mijëra sirianë janë duke pritur në kufirin turk, pasi që janë shtyrë nga një ofensivë e madhe ushtarake nga presidenti Bashar al-Assad, i mbështetur nga sulmet ajrore ruse, afër Alepos. Rreth 40,000 njerëz është raportuar të largohen nga hapësirat pranë qytetit të dytë më të madh në Siri, dhe se tani janë duke pritur që të futen në Turqi, duke rrezikuar një krizë humanitare në kufi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Sabotimi i bisedimeve

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet për të biseduar rreth procesit të paqes, derisa lideri i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Rusinë rreth sulmeve ajrore, se ato po 'minojnë përkrahjen për të gjetur në zgjidhje politike'. Dhjetëra mijëra civilë është raportuar t’i jenë bashkuar eksodit si pasojë e luftimeve, si dhe përparimit të forcave qeveritare dhe të rebelëve, duke bllokuar rrugën për furnizime për qytetin e dytë më të madh në Siri. Kombet Perëndimore kanë akuzuar  qeverinë siriane për sabotimin e bisedimeve të paqes me ofensivën e vet ushtarake, ndërsa që Uashingtoni ka kërkuar nga Moska që t’i ndalojë sulmet ajrore në fushatën e tyre për përkrahjen e presidentit Bashar al-Assad.

 

40,000 njerëz janë larguar si pasojë e ofensivës së regjimit pranë qytetit Alepo

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut ka llogaritur se rreth 40,000 njerëz tashmë janë larguar si pasojë e ofensivës së regjimit pranë qytetit Alepo. 'Mijëra njerëz, kryesisht familje me gra dhe fëmijë, janë duke pritur për t’u futur brenda Turqisë', ka shpjeguar lideri i vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman. Provinca e Alepos është një nga vendet më strategjike të opozitës së armatosur Siriane, që po ballafaqohet me momentet, ndoshta më të vështirat që nga fillimi i luftës së përgjakshme në vitin 2011. 

(Kosova Sot)