Kërcënimi, PD reagon për Ndocajn: Prokuroria të nisë hetimet

  • 07 February 2016 - 14:01
Kërcënimi, PD reagon për Ndocajn: Prokuroria të nisë hetimet

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me pretendimet e deputetit Eduart Ndocaj, se është kërcënuar nga Partia Socialiste e Lezhës, për kandidmin e tij përballë Ramës.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se, Prokuroria duhet të nisë hetimet pasi mercenarë pranë Ramës po kërcënopjnë me jetë deputetët.

“Banditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll këtë forcë politike, në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Ata kanë jo vetëm partinë në dorë, por edhe emërimet e tenderimet.

Këta sigurisht nuk janë socialistë e as nuk i përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Janë thjesht kriminelë që përfaqësojnë Edi Ramën.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik. Bëhet fjalë për të njëjtin dhunues e shantazhues, për të cilin Gjykata e Lartë dha pafajasi nën presionin e Edi Ramës. Dhe sot ky mercenar i Edi Ramës kthehet sërish në rolin e tij të kërcënuesit e dhunuesit të kundërshtarëve të kryeministrit”,- tha Zhupa.

(Kosova Sot)