Afganistan: Provinca Helmand – buzë rënies nën talibanët

  • 07 February 2016 - 14:24
Afganistan: Provinca Helmand – buzë rënies nën talibanët

Një komandant ushtarak i Afganistanit thotë se një rajon kryesor në provincën jugore Helmand, është buzë rënies nën kontrollin e talibanëve.

Ky komandant i paidentifikuar i tha rrjetit BBC se pjesa më e madhe e qytetit Sangjin është marrë nga talibanët.

Sipas tij, forcat qeveritare ende i kanë nën kontroll disa loakcione të rëndësishme në këtë qytet, por ka tërhequr vërejtjen se këto lokacione janë nën kërcënim të menjëhershëm.

Ky komandant afgan tha se nga sulmet e përsëritura të talibanëve kundër pozicioneve qeveritare, janë vrarë një numër i ushtarëve afganë gjatë ditëve të fundit. 

(Kosova Sot)