Syka: Në Gjykatën e Pejës s’ka lëndë të nivelit të lartë të korrupsionit (Video)

  • 07 February 2016 - 15:30
Syka: Në Gjykatën e Pejës s’ka lëndë të nivelit të lartë të korrupsionit (Video)

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, ka thënë se në këtë gjykatë nuk ka lëndë të profilit të lartë të korrupsionit, të cilat janë duke u gjykuar nga gjykatësit e kësaj gjykate.

Sipas saj, kryesisht janë lëndë të profilit të ulët dhe eventualisht të mesëm të korrupsionit.

Madje disa prej lëndëve të cilat janë në shqyrtim gjyqësor i takojnë korrupsionit të imtë prej 5, 10 apo 20 eurove të ryshfetit. Ndiqeni intervistën e plotë me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, për emisionin “Betimi për Drejtësi”.