Krasniqi: Ftesa e Presidentes e vonuar, të shkohet në zgjedhje

  • 07 February 2016 - 16:17
Krasniqi: Ftesa e Presidentes e vonuar, të shkohet në zgjedhje

Profesori i gazetarisë Faik Krasniqi ka folur lidhur me gjendjen aktuale politike në vend.

Në një prononcim për gazetën Kosova Sot Online, ai thotë se nëse shkohet në zgjedhje, opozita duhet të tregojë se ka mendësi ndryshe për të qeverisur, në mënyrë që tua kthejë shpresën qytetarëve.

Ai e quan të vonuar ftesën  e Presidentes për dialog dhe se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Pa dyshim se nëse shkohet në zgjedhje të reja, ka gjasë që opozita të shkojë me një listë të përbashkët, me të vetmin qëllim që t'i fitojë zgjedhjet. Por, për t'i fituar zgjedhjet, në listë do të duhej të futeshin edhe kandidatë me reputacion nga shoqëria civile dhe të pavarur. Vetëm një qeveri me mendësi ndryshe mund t'ua kthente shpresën qytetarëve të këtij vendi, e cila do të zotohej të vinte drejtësi dhe do të qeveriste pa korrupsion”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot)