Zeqa: Kosovës i duhen figura të pakorruptuara politike

  • 07 February 2016 - 16:33
Zeqa: Kosovës i duhen figura të pakorruptuara politike

Nëse do të ketë zgjedhje të  reja apo kriza politike do të zgjidhet me dialog është tema kryesore aktuale në vend.

Lidhur me këtë, analisti Florim Zeqa në një prononcim për gazetën Kosova Sot Online ka thënë se duhet të shkohet në zgjedhje të reja, ku sipas tij, një grupacion i ri politik me figura të reja dhe të pakorruptuara politike do t’i shtyente elektoratin për të dalë në zgjedhje.

"Se a do t'ia dalë opozita e bashkuar t'i fitojë zgjedhjet, është çështje për t'u elaboruar më gjatë. Janë konfiguracione të reja parazgjedhore, që mund të ndikojnë në rezultatin final të zgjedhjeve, e mbi të gjitha varet shumë nga motivimi i votuesve për dalje në zgjedhje. Mirëpo, një grupacion i ri politik, me figura të reja dhe të pakorruptuara politike, me një mendësi të re qeverisëse, me zotimin para popullit dhe para Zotit se do t'i vënë drejtësinë, rendin dhe ligjin në binarë të shëndoshë, mund të jetë motiv shtesë për dalje masive të elektoratit në zgjedhje", thotë analisti Florim Zeqa.

(Kosova Sot)