Sylë Mehmeti, bajrak i gjallë i shqiptarisë

  • 07 February 2016 - 19:07
Sylë Mehmeti, bajrak i gjallë i shqiptarisë

Luftoi kundër çetave partizane që bënin zullum mbi shqiptarët

“Haj medet për ata shqiptarë që e lidhën qerren e vet pas komunizmit të rusit, morën popullin në qafë, se ka mbetur edhe një luftë për t’u bërë që ky popull të çlirohet”, kishte thënë ky patriot pejan

Sa herë gjatë historisë u përgjakën këto kreshta të bjeshkëve të Rugovës, sa trimi sypatrembur i doli përballë armikut për të mbrojtur këto kreshta dhe bijtë e kësaj treve. Sa trimi ra në fushëbetejë në luftërat me turq dhe cuba të Malit të Zi, sa betejat i zhvilluan me ushtritë serbo malazeze, sa masakrat i përjetuan popullata e kësaj treve? Pikërisht në këto flakë të luftës, në këtë tym baroti, lindi dhe një meteor në qiellin e këtyre kreshtave i cili iu bashkëngjit legjendave të këtyre maleve, si Sak Fazlia, Zhuk Haxhia, Sali Rama, Zhujë Selmani etj., që bënin perlat e atdhetarisë në varganin e gjatë të trimave të Rugovës. Nuk thuhej kot se Rugovasit mbanin “qefinin“ me vete ngado silleshin, duke aluduar në shallin e bardhë me të cilin ata edhe sot e mbështjellin kokën, ngase kudo që ishin ata ishin në luftë për atdhe dhe liri.

Masakra te Hani i Isufit

Në këto rrethana lindi Sylë Mehmeti, në vitin1913, në fshatin Shtupeq të madh të Rugovës. Ai kishte përjetuar rëndë që në fëmijërinë e tij luftën dhe shpirti i tij që në moshën gjashtëvjeçare ishte lënduar rëndë, kur kishte përjetuar masakrën e shkurtit të vitit 1919 në Rugovë, në vendin e quajtur Hani i Isufit, kur ushtritë pushtuese të Malit të Zi e të Serbisë kishin bërë një masakër të madhe, duke vrarë dhe djegur gra e fëmijë, vit ky në të cilin Rugova dha mbi 500 dëshmorë edhe martirë.  .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)