Ndërmarrësit, që janë bërë të suksesshëm pas moshës 30-vjeçare

  • 07 February 2016 - 20:11
Ndërmarrësit, që janë bërë të suksesshëm pas moshës 30-vjeçare

Ajo që demonstrojnë personat në vijim është se nuk arrihet asgjë duke u dorëzuar. Ata janë përballur me vështirësi dhe janë refuzuar, përjashtuar nga puna në ndonjë moment të caktuar. Por, dhjetë ndërmarrësit në vijim demonstrojnë se kurrë nuk mund të jesh tepër i vjetër për të arritur gjëra të mëdha në jetë

1. Oprah Winfrey

Image

Pas shumë punëve si lexuese e lajmeve me paga të ulëta në jug, Oprah vendosi që të shpërngulet në Çikago për ta prezantuar emisionin e mëngjesit ‘A.M. Chicago’ në vitin 1983. Në vitin 1986 ajo po bënte një punë të mrekullueshme dhe emisionit ia ndryshuan emrin në ‘The Oprah Winfrey Show’ e më pas ajo u bë e famshme dhe e pasur. Oprah ishte 33-vjeçare në atë kohë. Sot ka një pasuri prej rreth 3 miliardë eurove, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Mark Cuban

Image

Është vështirë që të besohet se kur Mark ishte 28-vjeçar jetonte në një banesë me pesë persona. Ai diplomoi në Universitetin e Indianës në moshën 24-vjeçare. Puna e parë e tij ishte si shitës i kompjuterëve. Ai u përjashtua nga puna për moszbatim të urdhrave të shefit të tij. Në moshën 25-vjeçare e themeloi kompaninë softuerike ‘MicroSolutions’, të cilën pas shtatë viteve e shiti për 5.4 milionë euro. Me ato para ai e themeloi ‘Broadcast.com’, që e shndërroi prej milionerit në miliarder, pasi që e shiti për 5.1 miliardë euro.

3. Arianna Huffington

Image

Arianna për herë të parë tërhoqi vëmendjen masive në vitin 1994, kur bashkëshorti i saj Michael kandidoi për senat. Në vitet e hershme të saj, ajo ka shkruar disa libra, duke përfshirë edhe një biografi të Pablo Picassos, artistit të preferuar të saj. Megjithatë, ajo nuk pati sukses deri në mesin e viteve 1950. ‘Huffington Post’ u bë i njohur në tërë botën. Në moshën 61-vjeçare gazeta iu shit ‘AOL’-së për 270 milionë euro.

4. Jan Koum

Image

Kur Jan Koum aplikoi për punë në ‘Facebook’ dhe u refuzua, ai filloi të dekurajohej. I larguari nga kolegji shtetëror i San Hozesë gjithmonë e ka ditur se ka potencial për të krijuar diçka madhështore. Pas largimit nga kolegji ai ia doli që ta gjejë një vend të punës në ‘Yahoo’, ku u takua me Brian Actionin, i cili tani është bashkëthemelues i ‘WhatsApp’-it. Në ditëlindjen e tij të 33, Koum e pranoi dhuratën më të mirë, aplikacioni i tij ‘WhatsApp’ u inkorporua. Ai tani ka një pasuri prej 7 miliardë eurove,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

5. J.K. Rowling

Image

Është vështirë të besohet se J.K. Rowling dikur ishte një nënë e pamartuar, që pranonte ndihmë sociale dhe e konsideronte veten si dështake. Shkrimtarja e parë miliardere në botë erdhi me idenë për ‘Harry Potter’-in në vitin 1990 dhe vetëm pas tri viteve, kur martesa e saj dështoi, ajo filloi t’i shkruajë faqet e para të librave ‘Harry Potter’ dhe ‘Philosopher’s Stone’. Ajo ishte 33-vjeçare, kur e pranoi çekun për librin e saj të parë dhe prej asaj kohe është e pandalshme.

6. Henry Ford

Image

Henry Ford ishte një person i vendosur. Ai i falimentoi dy kompanitë e para të tij, por nuk u dekurajua. Kur e themeloi kompaninë ‘Ford’, ai pas shumë viteve të rasteve të humbura dhe dështimeve në afate kohore, nga investuesit u bind që ta punësojë James Couzenin. Couzen e bindi perfeksionistin që ta shesë një veturë “jo perfekte” dhe që të ketë mekanikë në tërë shtetin për t’i riparuar veturat e tij. ‘Ford Motor Company’ u hap kur Henry ishte 40-vjeçar.

7. Tory Burch

Image

Edhe pse babai i Tory Burchit ishte një biznesmen i pasur e nëna e saj aktore e famshme, ajo nuk pati sukses deri në fund të viteve të tridhjeta të saj. Bukuroshja bionde e nisi karrierën si shkruese e reklamave për ‘Vera Wang’, ‘Harper’s Bazaar’ dhe ‘Ralph Lauren’. Ajo gjithmonë ka pasur pasion për modën dhe pas shumë viteve vendosi që të rrezikojë. Në vitin 2004, e përdori një investim nga bashkëshorti për ta hapur dyqanin e saj të parë në Nju-Jork. Që nga ajo kohë, kompania e saj është shumë e suksesshme. Tory ishte 39-vjeçare, kur u bë një sensacion i vërtetë.

8. Sam Walton

Image

Para se ta themelojë ‘WalMart’-in, Walton ishte pronar i një dyqani të vjehrrit të tij. Para se të bëhet njëri ndër ndërmarrësit më të suksesshëm të të gjitha kohërave, Sam i mori hua 18 mijë euro nga vjehrri i tij, ai e bëri këtë për ta blerë dyqanin ‘Ben Franklin’ dhe pas tri viteve e bleu edhe një tjetër, 355 kilometra më larg. Në moshën 44-vjeçare, ai rrezikoi dhe e hapi ‘Wal Mart’-in e parë. Kjo ndodhi në vitin 1945, dhe që nga ajo kojë ‘WalMart’ është bërë një perandori e madhe.

9. Martha Stewart

Image

Martha Stewart është një emër i njohur, ndërsa ka një pasuri prej 570 milionë eurove. Shumë njerëz mendojnë se i dinë të gjitha për të, por ajo që nuk e dinë shumë njerëz është se e ka publikuar librin e saj të parë në moshën 41-vjeçare. Ajo u martua në moshën 20-vjeçare dhe pas katër viteve e lindi fëmijën e parë. Më pas e hapi një dyqan të gjërave ushqimore. Ajo u angazhua nga një botues për të shërbyer ushqim në një ngjarje dhe bëri punë aq të mirë, saqë botuesi i propozoi që ta shkruajë një libër kuzhine. E suksesshme u bë pas botimit të librit të parë e gjërat e tjera janë histori,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

10. Tim Westergren

Image

Tim Westergren e themeloi radion ‘Pandora’ në moshën 35-vjeçare. Para kësaj ai ishte një muzikant dhe kujdestar i fëmijëve. ‘Pandora’, që u fillua si kompani harduerike që u lejonte dyqaneve që të lëshojnë muzikë, falimentoi pas dy viteve. Megjithatë, ai i bindi 50 punëtorët e tij që të punojnë pa pagesë. Puna e zellshme dhe vendosmëria, në kombinim me vizionin e tij janë ato që e çuan drejt suksesit. Tani ai ka në pasuri prej 19.7 miliardë eurove.

(Kosova Sot)