Policia spanjolle arreston 6 terroristë, furnizonin ISIS me femra

  • 07 February 2016 - 20:42
Policia spanjolle arreston 6 terroristë, furnizonin ISIS me femra

Gjatë një operacioni kundër terrorizmit, policia spanjolle brenda disa orëve ka arrestuar disa persona të cilët dyshohen se janë pjesë e Shtetit Islamik të ISIS-it.

Autoritetet e sigurisë thanë se janë ndaluar 6 persona të cilët akuzohen se jepnin kontributin e tyre ndaj organizatave terroriste.

“4 prej të arrestuarve janë shtetas spanjollë, jordanez, maroken, sirianë. Ndërsa dy të ndaluarit e tjerë, një sirian dhe një maroken akuzohen se furnizonin ISIS me vajza të cilat do të shfrytëzoheshin seksualisht”, thuhet në deklaratën e policisë.

Autoritetet spanjolle njoftuan se operacioni për të parandaluar organizatat terroriste do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.