Shkatërrohet celula e ISIS’it në Spanjë, 7 të arrestuar

  • 07 February 2016 - 22:01
Shkatërrohet celula e ISIS’it në Spanjë, 7 të arrestuar

Policia spanjolle ka arrestuar 7 persona si të dyshuar për lidhje me ISIS dhe grupe të tjera xhihadiste, kanë bërë me dije zyrtarët.

Të dyshuarit janë ndaluar në Valencia dhe Alicante, ndërsa mendohet se kanë suportuar aktivistët terroristë në Siri dhe Irak.

Mendohet se liderit të celulës i ishte kërkuar nga ISIS të rekrutonte femra, si militante për t’i dërguar në të dyja shtetet, raporton Opinion.
katër nga të arrestuarit janë me shtetësi spanjolle, por me origjinë nga Jordania, Maroku dhe Siria, ndërsa të tjerët janë sirianë dhe marokenë.