Policia vret katër terroristë në jug të Kajros

  • 07 February 2016 - 22:20
Policia vret katër terroristë në jug të Kajros

Ministria e Brendshme egjiptiane ka bërë të ditur se 4 terroristë të cilët akuzoheshin për sulme ndaj forcave të sigurisë janë vrarë të dielën në jug të Kajros nga policia.

Katër viktimat mendohet se kanë qenë pjesë e organizatës “Ajnad Misr” të cilët kanë marrë përsipër disa sulme ndaj policisë në Kajro.

Mediat vendase raportojnë se personat e vrarë kanë qenë të përfshirë në një sulm ndaj forcave të sigurisë, ku mbeti i vrarë një ushtar dhe dy policë në periferi të Kajros.