Helikopterë për kërkimin e autorëve të masakrës së Elbasanit

  • 07 February 2016 - 23:26
Helikopterë për kërkimin e autorëve të masakrës së Elbasanit

Policia sot ka përdorur për herë të parë helikopterë në kërkimin e autorëve dhe makinës që morën pjesë në masakrën e Elbasanit.

Helikopterët po përdoren me shpresën për të pikasur gjurmë të makinës e cila dyshohet të jetë një “BMW” me targa angleze, megjithatë deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret.

Mendohet se vrasësit mund ta kenë maskuar makinën në ndonjë vend me bimësi dhe jo fort të shkelur, ose e kanë parkuar atë në zona të dendura urbane si në Tiranë.
Nga kamerat e sigurisë, policia nuk ka mundur dot të zbulojë më shumë detaje për automjetin dhe itinerarin e ndjekur natën e ngjarjes.
Dyshohet se autorët mund të jenë larguar në drejtim të Parkut të Krastës pas atentatit.