Me ndryshime kozmetike nuk luftohet krimi ekonomik

  • 08 February 2016 - 07:34
Me ndryshime kozmetike nuk luftohet krimi ekonomik

Drejtësia e kapur nga politika

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të veprojnë, për sa kohë sistemi i drejtësisë është i kapur

"Nuk janë fajtorë individët, qofshin ata prokurorë apo gjyqtarë, faj ka sistemi i kapur nga politika, që nuk lejon të ketë pavarësi të organeve ndjekëse - prokurorët, dhe që ka ndikime të hapura politike në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve", u shpreh avokati Tomë Gashi

Lufta institucionale kundër korrupsionit dhe krimit tashmë ka kohë që shfaqet si prioritet nëpër agjendat e atyre, që udhëheqin vendin tonë, por në realitet nuk ndodh kështu në praktikë. Shumë herë puna e institucioneve përgjegjëse u kritikua dhe Kosova vazhdon të ketë ngecje të dukshme në luftimin e tyre. Shteti ende është pothuajse i gjunjëzuar para korrupsionit dhe krimit aq të pranishëm në çdo skutë. Në Indeksin për Korrupsion të vitit 2015 të publikuar nga 'Transparency International', Kosova ka gjithsej 33 pikë. Sipas kësaj matjeje, Kosova paraqet një shtet ku prania e korrupsionit është e një niveli mjaft të lartë dhe për më tepër nuk ka shënuar asnjë sukses karshi vitit të kaluar dhe gjendja mbetet më e keqja në Ballkan. Kur jemi te korrupsioni, kjo dukuri luftohet mjaftueshëm në fjalorin e liderëve institucionalë të shtetit, duke filluar që nga presidentja e deri tek zyrtarët publikë më të thjeshtë - të gjithë shprehen se korrupsioni është një e keqe që kërcënon çdo shoqëri, që pengon zhvillimin e shtetit, minon sundimin e ligjit dhe ngadalëson rritjen ekonomike të vendit. Madje, edhe pa asnjë hezitim pranohet që korrupsioni është në gjendje alarmante... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)