Liderët politikë sot te Presidentja- zgjedhje apo thellim i krizës?

  • 08 February 2016 - 07:50
Liderët politikë sot te Presidentja- zgjedhje apo thellim i krizës?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga sot pret në takim të përbashkët drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.

“Është e domosdoshme që sa më parë që është e mundur liderët tanë, partitë politike, të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, ka deklaruar Jahjaga.

Ajo ka ritheksuar se ka bërë përpjekje që në kuadër të kompetencave kushtetuese t’i ulë të gjitha palët në një tavolinë bisedimesh.

“Ftesa ime ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur ndaj të gjithë liderëve të partive politike që të gjejnë mundësinë dhe të ulen bashkërisht në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, është shprehur presidentja Jahjaga.

Deri më tani, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar liderët e dy partive më të mëdha politike, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Hashim Thaçi nga Partia Demokratike e Kosovës.

I vemi lider nga opozita që ka pranuar të marrë pjesë, është Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në takimin e sotëm ndërmjet liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, pritet të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.  

(Kosova Sot)