Policia egjiptiane vret 4 terroristë në jug të Kajros

  • 08 February 2016 - 08:16
Policia egjiptiane vret 4 terroristë në jug të Kajros

Katër terroristë, të cilët akuzoheshin për sulme ndaj forcave të sigurisë, janë vrarë të dielën në jug të Kajros nga policia. Kështu ka deklaruar Ministria e Brendshme egjiptiane.

Sipas Ministrisë, policia kreu një operacion të dielën për kapjen e 4 personave mjaft të rrezikshëm në një fshat në jug të kryeqytetit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë 4 personat mbetën të vrarë në banesën ku qëndronin.

Ndërkohë, mediat vendase shkruajnë se personat e vrarë kanë qenë të përfshirë në një sulm ndaj forcave të sigurisë, ku mbetën të vrarë një ushtar dhe dy policë në periferi të Kajros.

Dyshohet se katër viktimat kanë qenë pjesë e organizatës “Ajnad Misr” (Ushtarët e Egjiptit), të cilët kanë marrë përsipër disa sulme ndaj policisë në Kajro.

Sipas mediave të huaja, pas rrëzimit të presidentit islamik, Mohamed Morsi në vitin 2013, xhihadistët kanë kryer sulme të shumta ndaj anëtarëve të forcave të sigurisë, kryesisht në Gadishullin e Sinait, por edhe në Kajro, si dhe në deltën e Nilit.

“Që nga viti 2013 kanë ndërruar jetë me qindra policë dhe ushtarë janë”, shprehen zyrtarë të lartë vendas.

(Kosova Sot)