Ja si e ndoqi Kim Jong Un lëshimin e raketës që tërboi SHBA-të (Video)

  • 08 February 2016 - 08:20
Ja si e ndoqi Kim Jong Un lëshimin e raketës që tërboi SHBA-të (Video)

Koreja e Veriut lëshoi gjatë natës një raketë me rreze të gjatë në drejtim të Okinaëas. “Misioni u krye, satelit ndodhet në orbitë”,- tha Peniani.

“Nuk është e vërtetë, raketa shpërtheu në jugperëndim të ishullit Jeju”,- replikoi Koreja e Jugut.

Shtëpia e Bardhë e dënoi ashpër aktin: “Këto veprime provokuese janë në shkelje të plotë të rezolutave të OKB-së”.

OKB-ja, me kërkesë të Uashingtonit, Tokios dhe Seulit, ka zhvilluar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.

Diktatori Kim Jong Un e ka ndjekur eventin nga një sallë ku ndodhej bashkë me shumë prej gjeneralëve të tij të ebsuar.

Edhe populli koreanoverior i priti me entuziazëm nëpër rrugë, lajmet që vinin nga burimet e propagandës diktatoriale.

(Kosova Sot)