Konfiskohet kallashnikovi, arrestohen dy persona

  • 08 February 2016 - 09:55
Konfiskohet kallashnikovi, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë pas mesnate, rreth orës 02:45 minuta, në rrugën “Ukë Bytyqi”, një patrullë policore e ka ndaluar një automjet të llojit Golf 5 në të cilin ndodheshin dy persona.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit policët kanë vërejtur sjellje të dyshimta të personave të ndaluar gjë që ka nxitur dyshime për një kontroll të automjetit. Nën ulësen e pasagjerit është gjetur një kallashnikov me 19 fishekë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Policia i ka arrestuar të dyshuarit ndërsa arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale. Hetues policorë po punojnë për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për t’i dhënë përgjigje pyetjes se çfarë po planifikonin këta të dyshuar të armatosur pas mesnate.

(Kosova Sot)