101 të vdekur nga ethet Lassa në Nigeri

  • 08 February 2016 - 10:22
101 të vdekur nga ethet Lassa në Nigeri

Në Nigeri deri më tani nga ethet e epidemisë Lassa kanë vdekur 101 persona, raportojnë mediet.

Në një deklaratë, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Nigeri (NCDD) ka bërë të ditur se nga Lassa nga viti i kaluar, kur epidemia u shfaq, e deri më tani kanë vdekur më shumë se njëqind njerëz.

Madje, thuhet se ethet Lassa janë zbuluar tek 175 njerëz në 19 të 36 rretheve në Nigeri, madje edhe kryeqytetin Abuja. Vdekjet janë raportuar në 15 rajone, duke përfshirë kryeqytetin.

Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet, duke patur parasysh se qindra njerëz kanë raportuar se kanë pasur kontakt me të infektuarit. Këta njerëz janë nën vëzhgim.

Vetëm në Lagos nga 534 persona, sa kanë qenë nën vëzhgim, te katër raste janë regjistruar ethet Lassa, ndërsa dy të tjerë ende janë në pritje të rezultateve. Dy njerëz kanë vdekur nga ethet.

Një spital në Lagos më 15 janar, është vendosur në karantinë, ndërsa në të 92 njerëz janë nën vëzhgim. 

(Kosova Sot)