AAK anulon pjesëmarrjen në protestën e 17 shkurtit

  • 08 February 2016 - 10:34
AAK anulon pjesëmarrjen në protestën e 17 shkurtit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka anuluar pjesëmarrjen e saj në protestën gjithëpopullore të organizuar nga opozita më 17 shkurt.

Kjo nuk është bërë e ditur nga liderët e saj, por nga anulimi i eventit në Facebook.

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, patën ftuar për një protestë gjithëpopullore me 17 shkurt, në tetëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot)