Tërmeti në Taivan, shkon në 36 numri i viktimave

  • 08 February 2016 - 10:46
Tërmeti në Taivan, shkon në 36 numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmeti prej 6.4 ballë që goditi të shtunën jugun e Taivanit është rritur në 36, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu njoftohet se një grua në qytetin Tainan është nxjerrë e gjallë nga banesa 17 katëshe dy ditë pas tërmetit, dhe se gjendja e saj është e mirë. Mësohet se bashkëshorti dhe fëmija dy vjeç e gruas e kanë humbur jetën.

Si pasojë e tërmetit i cili goditi rajonin në kohën kur familjarët ishin mbledhur për festën tradicionale të vitit të ri kinez, 170 person u nxorrën të gjallë nga rrënojat. Pretendohet nën rrënojat e ndërtesës ndodhen edhe 100 persona.

Nga gjithsej 36 persona që humbën jetën, 34 kanë vdekur në shembjen e ndërtesës 17 katëshe në qytetin Tainan, ndërsa 2 të tjerë në vendet tjera të qytetit. Në qytetin Tainan u shembën 10 ndërtesa, ndërsa 5 të tjerë pësuan dëme të mëdha.

Në tërmetin prej 7.6 ballë që ndodhi në vitin 1999 në Taivan, jetën e kanë humbur 2 mijë e 300 persona.

(Kosova Sot)