Haradinaj pas takimit: Opozita e bashkuar, shihemi më 17 shkurt

  • 08 February 2016 - 10:48
Haradinaj pas takimit: Opozita e bashkuar, shihemi më 17 shkurt

Lideri I AAK-së pas takimit me liderët e pozitës dhe presidenten Atifete Jahjaga ka treguar se çfarë ka folur në këtë takim.

Ai ka thënë se në takim ka kërkuar që të shpërndahet Kuvendi dhe të ketë zgjedhje të parakohshme, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Gjitashtu Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar edhe që presidenti të zgjidhet nga populli.

Ai ka thënë se situate është e rëndë dhe se shteti është kapur nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Haradinaj ka treguar poashtu se ai në takim ka thënë se nuk është votuar ushtria dhe se politika e jashtme ka dështuar.

(Kosova Sot)