Mustafa pas takimit: Opozita të ndalë dhunën dhe të kthehet në Kuvend

  • 08 February 2016 - 11:20
Mustafa pas takimit: Opozita të ndalë dhunën dhe të kthehet në Kuvend

Kryeministri i vendit Isa Mutafa, pas takimit me presidenten dhe liderët politikë, ka thënë se ata i janë përgjigjur ftesës së presidentes për tejkalimin e krizës politike.

Ai para gazetarëve ka thënë se në takim ka shprehur qëndrimin që kjo krizë duhet të tejkalohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Kurse, sa I përket Asociacionit, Mustafa tha se Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin e saj dhe se ai do të formohet vetëm me ligjet e Kosovës.

Mustafa tha që në takim kanë kërkuar që opozita të heq dorë nga dhuna dhe se i kanë bërë ftesë që të kthehet për debat në Kuvend.

Mustafa ka treguar përkushtimin e tij për të punuar rreth përmirësimit të gjendjes ekonomike për qytetarët e vendit, dhe poashtu të punohet për liberalizimin e vizave si dhe marrëveshjen për Stabilizm Asociim.

(Kosova Sot)