Angela Merkel sot në Turqi

  • 08 February 2016 - 12:43
Angela Merkel sot në Turqi

 Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti mbrëmë vonë në një vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Merkel sot do të qëndrojë në Ankara për vizitë pune me ftesë të kryeministrit turk Ahmet Davutoglu, ku do të takohet edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Merkel po viziton Turqinë pas takimit me Davutoglun në Londër, ku ranë dakord për vazhdimin e dialogut.

Pritet që gjatë vizitës të diskutohet në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, si dhe problemin e krizës së refugjatëve. 

(Kosova Sot)