Haradinaj tregon se përse nuk e dëshiroj Veselin në takimin e sotëm

  • 08 February 2016 - 12:46
Haradinaj tregon se përse nuk e dëshiroj Veselin në takimin e sotëm

Takimi i sotëm i mbajtur në mes presidentes Atifete Jahjaga dhe liderëve politikë Mustafës, Thaçit e Haradinajt nuk dha ndonjë rezultat për zgjidhjen e krizës.

Në takim ka qenë i ftuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli mirëpo në momentet e fundit është tërhequr për shkak të kërkesës së Haradinajt që Veselit të mos marrë pjesë në takim.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar vetë Ramush Haradinaj, duke thënë se formati i takimit ka qenë ndryshe dhe se ndryshimi i tj në minutat e fundit nuk është serioz

“Takimi ka qenë i thirrur për kryetarët e partive politike parlamentare dhe jo i një formati më të gjerë. Presidentja ka mundur ta kishte caktuar një tjetër format të takimit dhe unë s’kisha pas asnjë problem. Por ndryshimi i formatit në minutat e fundit, nuk është serioz. Kjo ka qenë vërejtja ime, jo se kam pasur diçka personale me zotin Veseli”, ka deklaruar Haradinaj.

(Kosova Sot)