Gjuriq flet për rishtypjen e faqeve të historisë me Kosovën

  • 08 February 2016 - 12:51
Gjuriq flet për rishtypjen e faqeve të historisë me Kosovën

Se a do të ketë kandidat serb për president të Kosovës, atë do ta vendosë Lista Serbe, por elita politike shqiptare në Prishtinë duhet të mësohet me idenë se serbët pretendojnë të kenë një ndikim të fortë në marrjen e vendimeve në Kosovë dhe se ata nuk mund të jetë vetëm dekor politik që do të kontribuojnë për të krijuar një imazh të rremë të ekzistencës së shoqërisë multi-etnike.

Kështu ka thënë në një intervistë me “News” drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi që politikanët serbë të Kosovës kanë thënë se jenë në gjendje për të vënë përpara përfaqësuesin e tyre për garën presidenciale në Kosovë.

“Si grupi më i madh kombëtar në Kosovë, pas shqiptarëve, serbët duhet të zënë një nga tre institucionet më të rëndësishme në peizazhin institucional në Kosovë – Presidencën, kryeministrin ose postin e kryeparlamentarit”.

“Kjo do të ishte një shenjë e vërtetë e marrëdhënieve më të mira dhe forcimin e besimit të ndërsjellë”, shton Gjuriq.

Gjuriq është pyetur edhe për faktin se nëse do të zgjidhje një President në Kosovë nga radhët e serbëve, atij prapëseprapë do t’i duhej të punonte me Kushtetutën e Kosovës.

“Për të qenë në gjendje për të ri-shtypur faqet e historisë në Kosovë, ata (serbët e Kosovës) duhet të marrin pjesë në ligje e institucione edhe pse janë të favorshme”, ka thënë Gjuriq.

Ndërsa duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Gjuriq, pohoi se ky proces po vonohet me qëllim nga Prishtina zyrtare, njofton Klan Kosova.

“Brukseli me çdo kusht dëshiron stabilitetin në Ballkan, shqiptarët e dinë këtë dhe për këtë arsye çdo ditë e përdorin potencialin e tyre për shantazh. Çdo njeri është i vetëdijshëm se paqëndrueshmëria politike në Prishtinë është e simuluar. Megjithatë, kjo mund të ketë pasoja shkatërruese”.

(Kosova Sot)