Ish Presidenti Sejdiu takoi

  • 08 February 2016 - 13:03
Ish Presidenti Sejdiu takoi

Ish Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu takoj sot ish komisionerin e lart të të BE për zgjerim dhe tani i ngarkuar special i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor Ṡtefan Fὕle. Në këtë takim që u organizua në mengjes u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë lidhur me situatën aktuale, përkatësisht krizën politike në vend.

Ish Presidenti Sejdiu, krahas falënderimit që i shprehu Fὕles për rolin e tij në mbështetje për  Kosovën, si në kohën e mandatit në institucionet e BE -së, ashtu edhe tani si i ngarkuar special, nënvizoi disa elemente të rëndësishme si qasje për të dalur nga kjo situatë me përkushtim të veçantë për nevojën e dialogut midis institucioneve dhe gjithë faktorëve politik të vendit për të kapërcyer këtë situatë të vështirësuar në vend.

Presidenti Sejdiu, po kështu potencoi vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës si dhe zhvillimin më të shpejtuar ekonomik të tij.

Nga ana e tij, Ṡtefan Fὕle vlerësoi rezultatet që ka arritur Kosova nga shpallja e pavarësisë e gjer tani, por edhe ngecjet e evidencuara me vullnet që ato të kapërcehen më shpejt, duke shprehur kështu gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën.

Në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut në Bruksel dhe për nevojen ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë, sikur me gjithë vendet e tjera të kësaj pjese tëEvropës.

Në takim ishte edhe ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë Ivo Ṡilhavẏ.

(Kosova Sot)