Pentagoni publikon 200 fotografi lidhur me abuzimet nga ushtria amerikane

  • 08 February 2016 - 13:15
Pentagoni publikon 200 fotografi lidhur me abuzimet nga ushtria amerikane

Rreth 200 fotografi janë publikuar lidhur me abuzimet nga ana e ushtrisë amerikane në Irak dhe Afganistan për më shumë së një dekadë. Këto fotografi janë publikuar nga Pentagoni, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.

Imazhet tregojnë kryesisht lëndime të lehta nëpër krahë dhe këmbë të burgosurve.

Por në këto fotografi të publikuara nuk u panë të burgosurit e mbajtur në Abu Ghraib, ose në njësinë e burgimit të Guantanamos në Kubë.

Kurse, një zëdhënës i Pentagonit tha se fotot kanë ardhur nga disa hetime të pavarura penale në akuzat për sjellje të keqe nga personali i SHBA’së.

Organizata Bashkimi Civil i Lirive Amerikane (ACLU) e cila lufton për të mbrojtur dhe për të ruajtur të drejtat dhe liritë individuale për çdo person më Kushtetutën dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara, thanë se ekzistojnë edhe 1 mijë e 800 fotografi të tjera që nuk janë publikuar, e që ata do të luftojnë deri në publikimin e fotografive të mbetura, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

"Fotografitë që po mbahen ende sekret, janë dëshmia më e mirë e abuzimeve të rënda që ndodhën në qendrat e paraburgimit ushtarak”, tha Jameel Jaffer, zëdhënës i organizatës Bashkimi Civil i Lirive Amerikane.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka rënë dakord për publikimin e këtyre fotografive në vitin 2009, por pastaj  ndryshoi mendjen duke thënë së publikimi i këtyre fotografive “nuk do të sjellë asnjë dobi”.

(Kosova Sot)