Qeveria e traumatizuar nga frika mashtron prapë

  • 08 February 2016 - 07:30
Qeveria e traumatizuar nga frika mashtron prapë

Pushteti përpiqet të joshë policinë për të mbrojtur padrejtësitë

Burjani: Kjo qeveri po e luan lojën e djallit me premtime mashtruese

"Qeveria duke ofruar rritjen e pagave dhe sigurimet e tyre individuale për policinë, ua rrezikon jetën qytetarëve nga vetë bandat. Përfundimisht kjo është çmenduri e një shteti, që dëshiron ta detyrojë edhe policinë ta mbrojë krimin e jo ta luftojë atë, kur dihet se krimi është burim i ndotjes së këtij shteti që po vjen nga vetë Qeveria dhe grupet e atyre bandave klanore", shprehet analisti Ali Hertica

Disa veprime që po i ndërmerr së fundi Qeveria e Kosovës, nën ethet e pritjes së protestës gjithëqytetare të 17 shkurtit, e ftuar nga opozita e bashkuar, sikur që është përpjekja për mashtrimin e veteranëve të luftës me sigurimin e pagesës së pensioneve të tyre dhe marrëveshja e karakterit paraelektoral me Sindikatën e policisë për sigurimet shëndetësore, nga analistët politikë është vlerësuar si një hap i Qeverisë së traumatizuar nga frika prej qytetarëve të pakënaqur, që po mundohet me çdo çmim, përmes mashtrimeve dhe shpërdorimit të buxhetit të mbetet në pushtet, duke blerë kohë në pritje të ndëshkimit të pakthyeshëm nga zëri qytetar. Shumë mashtrues dhe shpërdorues po cilësohet premtimi i Qeverisë, kryeministrit Mustafa për policët e Kosovës. Analistët thonë se Qeveria po përpiqet ta joshë forcën policore me benefitet e sigurimit të veçantë në sigurimin e jetës dhe shëndetit, ta përdorë atë për mbrojtjen kriminale të pushtetit me çdo çmim, madje duke rrezikuar edhe dërgimin e vendit në luftë civile para protestës së 17 shkurtit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)