PDK-ja nën okupimin e plotë të SHIK-ut

  • 08 February 2016 - 07:37
PDK-ja nën okupimin e plotë të SHIK-ut

Pas zgjedhjes eventuale të Hashim Thaçit në pozitën e presidentit

Haziri: Velat e drejtimit në PDK do t'i ketë shërbimi sekret i kësaj partie

"Prej futjes së Kadri Veselit në politikë dhe numrit aq të madh të deputetëve të PDK-së, që vijnë nga radhët e SHIK-ut, kjo parti edhe zyrtarisht është në duart e SHIK-ut. Por, ndikimin e madh SHIK-u në PDK e ka pasur edhe para se Kadri Veseli dhe deputetët e tjerë të SHIK-ut të bëheshin edhe zyrtarisht pjesë e politikës", shprehet analisti Faik Krasniqi

Lakmia e Hashim Thaçit për pozitën e presidentit mund ta zhveshë atë nga ndikimi në PDK. Analistët politikë vlerësojnë se sado që shkëputja eventuale e Thaçit nga PDK-ja për t'u ulur në pozitën e presidentit të shtetit, dhe zëvendësimi i tij me kreun aktual të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin, që tash për tash është në pozitën e zëvendëskryetarit të PDK-së, vetëm sa do ta bllokojë çdo tentativë të përpjekjes brendapartiake për një transformim dhe reformim demokratik të këtij subjekti politik, që është udhëhequr nga një autokrat i deritanishëm si Hashim Thaçi. Pavarësisht që me lëvizjen drejt Presidencës dhe dorëheqjen nga pozita e të parit të PDK-së, Hashim Thaçi do të mbetet pa postin e tij në parti, humbja e karrierës në politikë me këtë veprim mund të pasojë edhe duke mbetur shpejt pa postin e presidentit, pasi fati i tij varet kryekëput nga përballja që do të ketë me Gjykatën Speciale, kurse marrja e timonit të drejtimit të partisë nga Kadri Veseli do të bëjë që PDK-ja të degradohet akoma më shumë dhe të bjerë tërësisht në duart e SHIK-ut... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)