Arrestohet në QKUK një i dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Podujevë

  • 08 February 2016 - 16:51
Arrestohet në QKUK një i dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Podujevë

Është mësuar se Fejard Llugaliu, një nga të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme në Podujevë, është arrestuar brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Siç mëson Insajder, ai është arrestuar brenda zhveshtores në QKUK, ku edhe i është gjetur një automatik AK-47 me 51 fishekë.

Insajder po ashtu ka mësuar se viktima nga gjuajtja me armë është Fahri Bunjaku, 25 vjeçar.

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme tragjike, është arrestuar edhe vëllai i Fejardit, Sedati, kanë treguar burimet e Insajderit.

Mbrëmë në Podujevë, rreth orës 22, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë Fahri Bunjaku,25 vjeçar, ka mbetur i vdekur.

Një person tjetër, i afërm i vëllezërve Llugaliu, Esat Llugaliu, është duke marrë tretman mjekësor.