I plagosuri nga përleshja e mbrëmshme në Podujevë, nën kujdes intensiv

  • 08 February 2016 - 17:20
I plagosuri nga përleshja e mbrëmshme në Podujevë, nën kujdes intensiv

Edhe pas një nate trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i plagosuri Esat Llugaliu (1985) nga Podujeva, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla e cila ka thënë se pacienti po merr trajtim në QKUK.

“Pacienti i cili ka ardhur mbrëmë vonë në QKUK po merr trajtim. Ai sot është dërguar nga emergjenca në kujdes intensiv qendror”, ka thënë Qyqalla.

I plagosuri tjetër, Fahri Bunjaku, 25 vjeçar, ka ndërruar jetë nga plagët që mori mbrëmë gjatë përleshjes me armë zjarri e cila ndodhi në Podujeve rreth orës 22.

Mbrëmë për rastin ku pas të shtënave me armë dy persona ishin dërguar në QKUK në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaqet që kanë quar deri tek kjo përleshje.

(Kosova Sot)