Sulmet ajrore detyrojnë Shtetin Islamik t’ua përgjysmojë pagat ushtarëve të saj?

  • 08 February 2016 - 17:38
Sulmet ajrore detyrojnë Shtetin Islamik t’ua përgjysmojë pagat ushtarëve të saj?

Shteti Islamik është detyruar t’ua ulë pagat ushtarëve të saj deri në 50 për qind, për shkak se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë reduktuar dukshëm të ardhurat e xhihadistëve të cilët fitojnë para nga shitja së naftës, ka bërë të ditur sot Daniel Glaser, zyrtar amerikan në sektorin kundër financimit të aktiviteteve terroriste.

Në një deklaratë të lëshuar për media, thuhej se bombardimet kanë dobësuar aftësitë e islamistëve, që të nxjerrin, përpunojnë dhe shesin naftën nga territori që ata e kontrollojnë në Irak dhe Siri, transmeton Telegrafi.

“Nëse e shikoni me vëmendje situatën, dihet mirë se islamistët po përballen me vështirësi kur është fjala për transportimin dhe nxjerrjen e naftës, dhe lirisht mund të thuhet se ata nuk janë më në gjendje të fitojnë para”, ka shtuar Glazer.

Ai pranoi se Shteti Islamik u ka zvogëluar pagat luftëtarëve të saj në Raqqa deri në 50 për qind.

(Kosova Sot)