Egjipti nuk po bëhet rehat: Populli në varfëri, El Sisi shtron katër kilometra tepih për eskortën e tij! (Video)

  • 08 February 2016 - 21:06
Egjipti nuk po bëhet rehat: Populli në varfëri, El Sisi shtron katër kilometra tepih për eskortën e tij! (Video)

Pamjet e transmetuara të presidentit egjiptian Abdel Fatal el Sisi, duke parakaluar me veturën e tij luksoze nëpër tepihun e gjatë të kuq, ka shkaktuar reagime të ashpra tek qytetarët në Egjipt.

Televizionet egjiptiane, kanë transmetuar ardhjen e presidentit në një qytet që ndodhet në jug të Kajros, ku ka marrë pjesë në prezantimin e disa projekteve publike gjatë të shtunës.

Por vendosja e tepihut të gjatë të kuq nëpër rrugë, disa njerëz po e shohin si diçka të pakuptimtë duke marrë parasysh faktin se ky vend sipas raportit të fundit të UNDP-së, ka më shumë se 25 për qind të popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë.

“Do të ishte më mirë që tu sigurohen batanije atyre që kanë nevojë të mbrohen nga të ftohtit, e jo të shpenzojnë kot në tepihë të gjatë me kilometra në të cilin presidenti sigurisht se nuk do të ecë”, ka deklaruar udhëheqësi i popullarizuar Youssef Hussein, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, avokati Gamal Eid, ka përllogaritur se sa janë shpenzuar për tepihun e shumpërfolur.

“Dimensionet e tepihut 4.000 metra që kap një sipërfaqe prej 32.000 metra katrorë. Kur ky numër shumëzohet me 50 funte egjiptiane (5.7 euro), rezulton se shuma totale e tij kap vlerën prej 1.6 milion funte egjiptiane (183.584 euro), ka shkruar Eid në Twitter.