Lekaj: Para dy javësh i kemi kthyer mesitët e LDK-së dhe PDK-së (Video)

  • 08 February 2016 - 21:58
Lekaj: Para dy javësh i kemi kthyer mesitët e LDK-së dhe PDK-së (Video)

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, në emisionin Rrokum Rrol në TV Rrokum, e vlerësoi të drejtë pjesëmarrjen e kryetarit të subjektit të tij, Ramush Haradinaj, për të shkuar në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

"Haradinaj s'ka shku me dialogu me Qeverinë”, ka thënë ai.

Lekaj tha se AAK ka pasë oferta që AAK t’i bashkohet Qeverisë dhe se oferta e fundit nga PDK dhe LDK u erdhi para dy javësh. Por, shtoi se nuk janë pranuar ato, sepse AAK, sipas tij, nuk lufton për pushtet.

“Duke e ditë se nuk i ka votat për president (Hashim Thaçi), ka provuar me na mashtru me poste të larta”, tha ai.