ISIS rrëzon një aeroplan ushtarak MIG-35 në Libi

  • 08 February 2016 - 22:55
ISIS rrëzon një aeroplan ushtarak MIG-35 në Libi

Ushtria libiane ka bërë të ditur se xhihadistët kanë rrëzuar një aeroplan të tyre ushtarak, derisa po kryente sulme ajrore mbi pozicionet e Shtetit Islamik.

Shefi i forcave ajrore të Libisë, gjenerali Sakr al-Jarus, ka deklaruar se aeroplani ushtarak libian i tipit MIG-32 ishte duke bombarduar pozicionet e Shtetit Islamik dhe grupeve tjera militante në qytetin Derna në lindje të vendit, kur është përfshirë nga zjarri nga armët kundërajrore, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se piloti ka arritur të katapultohet dhe të aterroi i sigurt në tokë.

Zëdhënësi i grupeve të armatosura islamike në Derna Abdul-Moneim al-Shari, ka konfirmuar lajmin se luftëtarët e tij kanë goditur një aeroplan ushtarak libian.