“Agimi i Artë” kundër refugjatëve në Greqi

  • 08 February 2016 - 22:58
“Agimi i Artë” kundër refugjatëve në Greqi

Në Greqi, mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”, mbajtën një protestë pranë Pireut lidhur me politikën e vendit për emigrantët dhe refugjatët.

Grupi dënoi krijimin e planifikuar të një qendre pranimi për emigrantët dhe refugjatët aty pranë.

Protestuesit argumentuan kundër krijimit të qendrës për shkak se siç u shprehën ata, emigrantët dhe refugjatët nuk duan të qëndrojnë në Greqi, përcjell VoA.

Njëkohësisht, protestues anti-fashistë mbajtën një demonstratë paralele, ndërsa një numër i madh policësh u përpoqën t’i mbajnë dy grupet të ndarë nga njëri-tjetri.

Qeveria greke synon t’i ndërtojë qendrat në fjalë, të quajtura hot-spot, për të bërë regjistrimin e rregullt të emigrantëve dhe refugjatëve që hyjnë në vend.