Hidhet dritë mbi vdekjen e presidentit Kennedy

  • 08 February 2016 - 23:22
Hidhet dritë mbi vdekjen e presidentit Kennedy

Një listë prej 3,063 dokumente të mbrojtura që ndërlidhen me vrasjen e presidentit John F. Kennedy, që përmes tyre do të zbulohen shumë gjëra, për të cilat publiku i gjerë nuk ka ditur asgjë. Lista, e prezantuar nga “National Archives”, që do të jepet përmes “Freedom of Information Act” (FOIA) mund të lexohet “online” te “Who What Why”. Kjo dhuron një llogari rreth asaj, që ka të bëjë me dokumentet, të cilat qeveria nuk i ka publikuar kurrë më parë, që kanë të bëjnë me ngjarjen e 22 nëntorit, të vitit 1963, kur u vra presidenti amerikan në Dallas. Dokumentet do të prezantohet në tetor të vitit të ardhshëm. Këto dokumente mund të qesin dritë në hetimin që ka të bëjë rreth hetimeve për vdekjen, vrasjen e Kennedy-t, ka raportuar “Politico”, si dhe shpalosin më shumë rreth operacioneve të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kanë të bëjnë me Luftën e Ftohtë, e cila është mbajtur në fshehtësi që nga ajo kohë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Raporti prej 146 faqeve

“Do të jem e ndershme dhe e sinqertë. Do të hezitoja nëse do të thosha se nuk do të gjeni diçka për vrasjen”, thotë Martha Murphy, drejtoreshë e “Archives”. Edhe personaliteti i Lee Harvey Oswald-it  ishte pjesë e raportit të CIA-s, raport ky që përbëhet prej 146 faqeve. Këtu përfshihet edhe një telegram për Oswald-in, dërguar në Ambasadën amerikane në Meksiko Siti, vetëm një javë pas vdekjes së Kennedy-t. Një dokument i CIA-s më parë është treguar se Oswald kishte vizituar ambasadat e Kubës dhe Bashkimit Sovjetik në shtator të vitit 1963, për të marrë vizë për të udhëtuar në Bashkimin Sovjetik dhe Kubë, pasi ta vrasë presidentin. Janë edhe pesë komunikime midis ish-zonjës së parë Jackie Kennedy dhe presidentit Lyndon B. Johnson, që janë bërë në ditët pas vrasjes. Ish-drejtori i FBI-së, J. Edgar Hoover, po ashtu përmendet në një seri dokumentesh, të cilat ai ua kishte dërguar zyrtarëve të lartë si shefit të Johnson-it, pas vrasjes.

(Kosova Sot) 

 

Image