Ahmeti: Tash me Kosovën nuk kemi kufij

  • 09 February 2016 - 00:00
Ahmeti: Tash me Kosovën nuk kemi kufij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intergim, Ali Ahmeti përmes profilit zyrtar të tij në Facebook ka uruar shqiptarët për marrëveshjen të cilën sot arritën Prishtinë dhe Shkupi që kufiri të kalohet vetëm me letërnjoftim.

“Shumë shokë tanë ranë për pavarësinë e Kosovës dhe për të mos pasur më kufij, andaj dhe s’kishim se si mos të punojmë në këtë drejtim, dje me Shqipërinë, sot me Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Lajmi për nënshkrimin e marrëveshjeve midis Shkupit dhe Prishtinës për kalim të kufirit vetëm me letërnjohtime dhe të hapjes së vendkalimit të ri kufitar vjen në vigjilje të përvjetorit të 8 të pavarësisë së Kosovës.

Shumë shokë tanë ranë për pavarësinë e Kosovës dhe për të mos patur më kufij, andaj dhe s’kishim se si mos të punojmë në këtë drejtim, dje me Shqipërinë, sot me Kosovën.

E ardhmja e rajonit tonë është heqja e kufijve mes nesh dhe integrimi i përbashkët në BE dhe NATO.

Urime të gjithëve.”