Gruaja e ther burrin me thikë për një lojë në telefon

  • 09 February 2016 - 10:34
Gruaja e ther burrin me thikë për një lojë në telefon

Një grua nga Shtetet e Bashkuara është bërë e dhunshme kur burri ka refuzuar t’i ndihmojë rreth një video-loje.

E tëra ka filluar, kur Marcos ka refuzuar t’i përgjigjet ‘kërkesave për jetë’ - jetë shtesë që dërgojnë miqtë, për të ndihmuar në lojë -kur asaj i duheshin, të kalonte një nivel të Candy Crush.

Bashkëshortët, e kanë luajtur së bashku këtë lojë, deri në nivelin e 500-të, por burri ka filluar ta lë lojën, sepse i është mërzitur, përcjell Telegrafi.

Të gjitha këto, i ka pranuar Xiomara, e cila po qëndron në mbajtje, ndërsa Marcos është jashtë rrezikut për jetën, por do të ketë shumë probleme derisa të shërohet. 

(Kosova Sot)