Legjislativit i del gjumi për 'Trepçën'

  • 09 February 2016 - 12:40
Legjislativit i del gjumi për 'Trepçën'

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme, ka diskutuar për planin e punës së këtij komisioni për vitin 2016.

Në këtë mbledhje u vendos që ndër ligjet që do të disktutohen në këtë komision gjatë këtij viti, do të jetë Projektligji për ‘Trepçën’, i cili pritet të dskutohet në muajin qershor.

Anëtarët e Komisionit patën vërejtje lidhur me këtë ligj, pasi siç thanë ata ky ligj nuk ka qenë më herët në agjendën e legjislativit, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Këto vërejtje I bëri deputeti Raif Qela, i cili e quajti joserioz mostrajtimin e këtij ligji deri më tani.

Ndër pikat tjera që u diskutuan sot ishin edhe Projetkligji për Patentë Shofer dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, i cili me ndryshimet e bëra, pritet të ofrojë siguri më të madhe në fushën minerare.

Ndërkaq, me propozimin e anëtarit të Komisionit Blerim Grainca, u vendos që çështja e ndryshimit në Ligjin për Derivate të naftës, të jetë në rend të ditës deri në fund të këtij muaji pas kërkesës së Shoqatës së Naftëatrëve.

Kjo e fundit pati akuzuar ministren Hykmete Bajrami, që me këtë ligj, po përpiqet të kontrabandojë në mënyrë që ligji u hap rrugë monopoleve.

(Kosova Sot)