Bajrami akuzohet për kontrabandim të Ligjit të derivateve

  • 09 February 2016 - 17:00
Bajrami akuzohet për kontrabandim të Ligjit të derivateve

Kreu i MTI-së punon sipas interesave të mafisë së naftës

Shoqata akuzon për cenim të konkurrencës së lirë

Me hyrjen në fuqi të ligjit, nëse votohet ashtu siç e ka propozuar MTI-ja, atëherë të drejtë për të importuar kanë vetëm 13 kompani që kanë deponi, ndërsa kompanitë e tjera nuk do të kenë ligjërisht mundësi importi. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, është ankuar se ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, po punon në ruajtjen e monopoleve

Drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve dyshojnë se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po tenton që të "kontrabandojë" Ligjin e derivateve të naftës. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, duke folur për gazetën "Kosova Sot", të hënën, është ankuar se ministrja e MTI-së është duke punuar për një grup të vogël të bizneseve që merren me shitjen dhe importin e derivateve të naftës, duke i favorizuar kësisoj kompanitë kryesore që edhe ashtu e kanë monopolin në shitjen e derivateve të naftës në vend. Sipas tij bëhet fjalë për kompanitë "Al -Petroll", "Hib-Petroll " dhe njëmbëdhjetë kompani të tjera që janë më të fortat në Kosovë sa i përket importit të derivateve të naftës. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Zyrës për Informim të MTI-së, zyrtarët e tyre nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje lidhur me këto akuza në adresë të ministres Bajrami. Ndërsa, zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Visar Bajraktari, që ka qenë kryesuesi i grupit punues për hartimin e këtyre ndryshimeve, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për gazetën për synimet që i ka ministrja e MTI-së, e cila sipas naftëtarëve po synon që të kthejë në fuqi ligjin e ish-ministrit të MTIsë, Bujar Dugolli, që i favorizon monopolet në sektorin e derivateve të naftës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)