New Hampshire voton sot për zgjedhjet presidentciale

  • 09 February 2016 - 14:22
New Hampshire voton sot për zgjedhjet presidentciale

Populli i New Hampshire të Amerikë do të votojnë sot për të zgjedhur mes kandidatëve për president nga dy anët, republikanët dhe demokratët.

Në anën republikane, favoriti Donald Trump është duke shpresuar për një performancë më të mirë derisa në Iowa javën e kaluar në Iowa zgjedhjet janë fituar nga senatori Ted Cruz.

Gara kryesore mes demokratëve është mes Bernie Sanders dhe Hillary Clinton.

Sipas ligjeve të shtetit të New Hampshire, qytetet me popullsi nën 100 persona mund të aplikojnë për të hedhur votën e tyre kur ora shënon kalimin e mesnatës dhe të mbyllë vendvotimet kur të gjithë kanë kryer votimet.

Sanders, senator nga Vermonti  dhe një “socialist demokrat” i vetëshpallur, shpreson për një fitore të madhe ndaj rivales së tij, Hillary Clinton.

(Kosova Sot)