Kufiri Maqedoni-Greqi, 30 kilometra tela me gjemba

  • 09 February 2016 - 14:44
Kufiri Maqedoni-Greqi, 30 kilometra tela me gjemba

Maqedonia për të ndalur fluksin e refugjatëve, ka vendosur telat me gjemba përgjatë 30 kilometrave në kufirin e saj me Greqinë.

Ushtria maqedonase i vendosi ato paralelisht me një gardh tjetër të ndërtuar muaj më parë në vijën jugore kufitare.

Këto masa u morën për shkak se emigrantët shfrytëzojnë kalimet ilegale për të hyrë në territorin e Republikës Maqedonase, prej ku vazhdojnë rrugëtimin drejt vendeve evropiane.

Ndonëse jo e zgjedhur nga të gjithë kjo rrugë, po është fakt që Maqedonia shërben si një pikë transiti dhe kalimi për refugjatët drejt Evropës qendrore dhe perëndimore.

Por masat e reja të sigurisë janë në kundërshtim me ato që ka deklaruar më herët ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Poposki, i cili tha se vendi nuk ka qëllim të mbyllë tërësisht kufijtë e tij, por përkundrazi tha ai do të bëjmë ç’është e mundur për të zgjidhur krizën.

Nga njëra anë, autoritetet më të larta të Bashkimit Evropian trumbetojnë për të shfaqur humanizëm ndaj eksodit më të madh të refugjatëve, por nga ana tjetër ata i kanë kërkuar vendeve ndalimin e fluksit të tyre. 

(Kosova Sot)