Policia vret personin që shtiu me armë dhe gjen një grua të vrarë

  • 09 February 2016 - 16:13
Policia vret personin që shtiu me armë dhe gjen një grua të vrarë

Policia e Gjenevës ka vrarë mbrëmë një person pasi që ai kishte qëlluar më parë me armë mbi policët. Gjatë këmbimit të të shtënave, një polic është qëlluar me plumb në fytyrë.

Pas përfundimit të të shtënave, në banesën ku kanë ndodhur ato, policia ka gjetur një grua të vrarë, shkruajnë mediet zvicerane. Ende nuk ka informacione lidhur me identitetin e të vrarëve.

Policia kishte shkuar në lagjen Servette, rreth orës 3 të pas mesnatës, pasi që banorët kishin alarmuar se kishin dëgjuar të shtëna armësh, transmeton albinfo.ch. Me të arritur policia aty, një person ka filluar të gjuajë në drejtim të policisë njofton prokuroria e përgjithshme.

Si pasojë e reagimit të policëve, vritet personi që kishte shtënë kundër tyre. Gjatë skëmbimit të të shtënave, njëri nga policët kishte marrë një plagë në fytyrë, por ndodhet jashtë rrezikut per jetën. 

(Kosova Sot)