“Serbët më parë do ta kenë kandidatin e tyre për president, se ta mbështesin dikë tjetër”
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Lubomir Mariq ka deklaruar se serbët më parë do ta kenë kandidatin e tyre për president të Kosovës sesa ta mbështesin një kandidat tjetër.
Mariq deklaroi se zgjedhja e presidentit nuk ka qenë objekt i marrëveshjes së koalicionit, por është e sigurt se më parë do ta kenë kandidatin e tyre, dhe jo të mendojnë rreth asaj se si të mbështesin dikë tjetër, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Ministri i Administratës Lokale ka shtuar se askush nuk ka biseduar me përfaqësuesit serbë për mbështetjen e kandidatit përt president dhe se sipas tij nëse do të pyeteshin nëse kanë kandidat për këtë post, përgjigja e tyre “ E duam Bashkësinë e Komunave serbe”
(Kosova Sot)